Fushatë për zvogëlimin e rrezikut nga fatkeqësitë
E premtja ishte Dita Ndërkombëtare e Reduktimit të Katastrofave, cila përkujtohet çdo 13 tetor.
Dega e “Kryqit të Kuq” në Gjakovë zhvilloi një fushatë me moton “Zvogëlimi i rrezikut nga fatkeqësitë”.
Me këte rast, në qendër të qytetit në Gjakovë, vullnetarët e “Kryqit të Kuq” kanë shpërndarë broshura dhe fletëpalosje senzibilizuese për rrezikun nga fatkeqësitë.
Ndryshe, studimet e fundit në botë tregojnë se kur fondet investohen në projekte për reduktimin e rreziqeve, qeveritë kursejnë shuma të konsiderueshme në kostot që duhen për përgjigje në raste katastrofash./radiogjakova/