.
Published On: Wed, Jan 14th, 2015

Fushë Kosova proteston kundër Jabllanoviqit

Share This
Tags

jabllanovic-aleksanderKëshilli Organizativ i familjarëve të vrarë dhe të pagjetur në Fushë Kosovë, përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se pas deklaratës ofenduese të ministrit Jabllanovic ndaj nënave dhe të gjithë qytetarëve të Gjakovës, edhe ata do ta ngrisin zërin duke reaguar se si “politikan” të ndryshëm nuk kanë lidhje me realitetin e krijuar tani 16 vite në Kosovë, e aq më pak vet ky ministër nuk është i interesuar të kontribuoj në paqe dhe përmirësim të marrëdhënieve.

Ky këshill ka paralajmëruar protestë paqësore për të Premten me paralajmërim për masa tjera kundër ministrit Jablanoviq.
Ata e deklaratën e Jablanoviqit e kanë cilësuar si deklaratë ofenduese e cila ka prekur shumë rëndë familjarët dhe gjithë banorët e Fushë Kosovës.

“Kur dihet se çka ka ndodhur në tërë Kosovën nga masakrat e llojit të Jablanoviqit, edhe komuna jonë, Fushë Kosova s’ka kaluar hiq më lehtë ku janë të vrarë 168 civil të pafajshëm prej tyre 30 të karbonizuar dhe 15 ende të pa gjetur”, është thënë në njoftim.