Gara për Asamblenë, 322 kandidatë për 35 ulëse
Komisioni Qendror Zgjedhor certifikoi listat e subjekteve politike për Asambletë komunale të cilat do të garojnë në zgjedhjet lokale të 22 tetorit 2017.
Për Asamblenë e Gjakovës që ka 35 ulëse do të garojnë 322 kandidatë nga 13 subjekte të ndryshme politike.
Partitë që do të garojnë janë: AKR, AAK, Alternativa, Fjala, Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje, LDK, Nisma për Kosovën, Organizata e Ballit Kombëtar Demokrat, PDK, Partia e Drejtësisë, Partia Liberale Egjiptiane dhe PSHDK.
Nga 322 kandidatë që do të kërkojnë votën e qytetarëve të komunës së Gjakovës, 115 janë femra.
Nga legjislatura aktuale, vetëm 18 asambleistë do të kërkojnë të marrin besimin edhe për një tjetër mandat./radiogjakova/