Gati 50 bursa për studentë, ja kriteret
Drejtoria e Arsimit në Komunën e Gjakovës do të ndajë 50 bursa për studentët e komunës së Gjakovës që studiojnë në fakultetet tublike të Kosovës.
Konkursi publik do të qëndrojë i hapur deri më 7 qershor. Bursat do të jëpën për këto drejtime:
Shkenca matematiko-natyrore – 11 bursa
Inxhinieri elektrike dhe kompjuterike – 7 bursa
Ndërtimtari dhe arkitekturë – 6 bursa
Inxhinieri mekanike – 5 bursa
Mjekësi – 5 bursa
Bujqësi – 4 bursa
Arte – 2 bursa
Edukimi fizik dhe sporte – 2 bursa
Filologji – 2 bursa
Filozofi – 2 bursa
Juridik – 2 bursa
Ekonomik – 2 bursa
Përparësi për të përfituar këto bursa kanë studentët me sukses të shkëlqyeshëm, fëmijët pa prindër, fëmijët e dëshmorëve, martirëve dhe invalidëve të luftës, personat me aftësi të kufizuar dhe rastet me gjendje të vështirë ekonomike dhe sociale.