.
Published On: Wed, Mar 12th, 2014

Gati për Konferencën e Donatorëve

Share This
Tags

komuna-gjkGjakovë- Me organizim të Kuvendit të Komunës, të enjten dhe të premten në Gjakovë mbahet Konferenca e Donatorëve. Kjo konferencë e cila i kushtohet ekskluzivisht komunës së Gjakovës, i nisë punimet të enjten në orën 15 me fjalën përshëndetëse për mysafirët nga kryetarja Mimoza Kusari-Lila.

Të pranishmëve dhe mysafirëve tjerë me këtë rast do t`ju drejtohen edhe Kryeministri i Republikës së Kosovës Hashim Thaqi, zëvendës kryeministri Behgjet Pacolli dhe Ministrja për Integrime Evropiane, Vlora Qitaku. Punimet e ditës së pare të Konferencës vazhdojnë me prezantimin e strategjisë së zhvillimit nga donatorët.

Dita e dytë e Konferencës mbahet më 14 mars, nga ora 9:00 me prezantime të ndara në katër salla, që i kushtohen infrastrukturës, zhvillimit ekonomik, kulturës e rinisë dhe qeverisjes së mirë. Konferenca dy ditore e donatorëve i mbyllë punimet me prezantimet e veçanta nga organizatat joqeveritare. Sipas zyrtarëve komunal, para donatorëve ndërkombëtare do të prezentohen rreth 40 projekte jetike për komunën e Gjakovës, gjysma prej të cilëve është përgatitur nga komuna, ndërsa gjysma tjetër nga shoqëria civile./radiogjakova/