.
Published On: Wed, Jul 26th, 2017

Gati tregu i ri, hapet më 7 gusht

Share This
Tags

E hëna e ardhshme më 31 korrik do të jetë dita e fundit që tregtarët dhe prodhuesit mund të tregtojnë në pazarin aktual që ndodhet në tek ish-kazermat, pasi ai do të mbyllet për t’i dhënë mundësi nisjes së punëve të kompleksit universitar.

Në fakt, Komuna e Gjakovës kohë më parë kishte marrë vendim për mbylljen e pazarit me shumicë, për t’i lënë rrugë përgatitjes së terrenit për ndërtimin e kampusit universitar, në bazë të vendimit të vitit 2012, dhe kontratës së Ministrisë e Arsimit, me operatorin ekonomik për realizimin e punëve.

Në komunën e Gjakovës thanë se tregu prej të hënës së parë të muajit gusht, do të zhvendoset në një hapësirë në magjistralen për Prizren, përkatësisht përballë ish-fabrikës së drurit “Model”.

Në këtë hapësirë do të bëhet edhe një nga tregjet ditore në komunën e Gjakovës.

Siç thotë Burim Meqa zyrtar për projekte në Komunën e Gjakovës, punët në tregun e ri kanë përfunduar edhe është i gatshëm që t’i pres tregtarët./radiogjakova/