.
Published On: Mon, Mar 31st, 2014

Gjakova, bashkëpunim të ngushtë me Shqipërinë

Share This
Tags

rama-kusariGjakovë- Vizitat e shumta të zyrtarëve nga Shqipëria, përfshirë këtu edhe vizitën e kryeministrit Edi Rama një javë më parë, dhe vizitën e kryeparlamentarit Ilir Meta që pritet të jetë pas disa ditësh, po dëshmojnë për qëllimin e mirë për bashkëpunim efikas në mes të shtetit shqiptar dhe komunës së Gjakovës.

Këtë fakt e pranon edhe kryetarja e Gjakovës Mimoza Kusari – Lila, e cila thotë se gjatë këtyre takimeve kanë iniciuar realizimin e disa projekteve të përbashkëta. Por, sipas saj, projekti ndër më kryesorët që pritet të fillojë së realizuari shumë shpejtë, është projekti i Alpeve Shqiptare.

Sipas kryetares Kusari – Lila, fillimisht është rënë dakord që të nisë një pilot projekt në këtë drejtim, në të cilin do të përfshihen dy fshatra të komunës së Gjakovës dhe dy të tjerë të Shqipërisë, e në të cilët do të punohet për realizimin e turizmit malor dhe atë ekologjik.

Ndryshe, projekti i Alpeve Shqiptare parasheh zhvillimin e gjithanshëm të strukturës malore dhe përdorimin e saj për turizëm të shumëfishtë malor. Përmes këtij projekti parashihet rregullimi i infrastrukturës, konkretisht rrugëve dhe shtigjeve malore, ngritja e kapaciteteve turistike për alpinizëm, skitari, e të tjera./radiogjakova/