.
Published On: Fri, Jul 11th, 2014

Gjakova dhe Shkodra synojnë thellimin e bashkpunimit

Share This
Tags
 Mimoza ne shkoder
Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, e shoqëruar nga një delegacion i qeverisjes lokale, te enjten, ka marrë pjesë në inaugurimin e projektit “Marubi Route” në qytetin e Shkodrës në Shqipëri. Me këtë rast, kryetarja e Komunës Mimoza Kusari-Lila, është pritur  nga i pari i bashkisë së Shkodrës,  z. Lorenc Luka.
Në këtë takim u diskutuan mënyrat e rivendosjes së bashkëpunimit tregtar, si vlerë historike dhe tradicionale e dy qyteteve tona. –“Është kënaqësi e veçantë që ndodhem në Shkodër, në qytetin i cili ka shumë gjëra të përbashkëta me Gjakovën, ka thënë Mimoza Kusari-Lila. Tashmë Gjakova është e gatshme që të rikthejë nivelin e bashkëpunimit tregtar, kulturor dhe turistik me Shkodrën.
Së shpejti do të mirëpresim në Gjakovë edhe ekspozitën e Marubit, e cila do të shënojë njëkohësisht edhe inaugurimin e punimeve të Pallatit të Kulturës”, ka potencuar kryetarja e Komunës Mimoza Kusari-Lila.
Nga ana tjetër, kryetari i bashkisë së Shkodres, z.Lorenc Luka, u shpreh i gatshëm në thellimin e bashkëpunimit me Komunën e Gjakovës në mënyrë që, si dy qytete që historikisht kanë promovuar vlera të veçanta kulturo-historike, të jenë model edhe i bashkëpunimit në nivelet shtetërore të Kosovës dhe Shqipërisë.