.
Published On: Tue, Aug 29th, 2017

Gjakova do të bëhet me qendër të diabetit dhe hipertensionit

Share This
Tags

Gjakova së shpejti do të bëhet me nje qendër të edukimit për sëmundjen e diabetit dhe hipertensionit.

Kjo qendër ka të bëjë me ofrimin e këshillave për pacientët që vuajnë nga këto sëmundje, mirëpo do të ofrojë këshilla edhe për qytetarët e tjerë.

Drejtori për Shëndetësi në Kuvendin e Komunës së Gjakovës, Basri Komoni tha se përmes kësaj qendre synohet përmirësimi i cilësisë së shërbimeve, por edhe të qytetarëve të komunës së Gjakovës t’u jepen informata për këto sëmundje. Për këtë sipas Komonit, do të angazhohen një ekip i trajnuar.

Kjo qendër e cila me seli do të jetë në Qendrën Familjare në lagjen Orize, po krijohet në kuadër të një një projekti që ka të bëjë me kujdesin shëndetësor më cilësor e që është përkrahur nga Instituti zvicran i Shëndetit Publik dhe sëmundjeve tropikale.

Përmes kësaj qendre, përveç ofrimit të shërbimeve për qytetarët që vuajnë nga këto sëmundje, sipas drejtorit Komoni do të jepen informata se si duhet të parandalohen këto sëmundje./radiogjakova/