Gjakova do të mirëpresë mbi 100 të rinj nga e gjithë bota
gjakovGjakova do të jetë nikoqire e ngjarjes më të madhe kulturore e ndërkombëtare, ku mbi 100 të rinj nga mbarë bota do të qëndrojnë për dy javë në vendin tonë.
Këto dy javë do të jenë të mbushura plot me aktivitete për komunitetin e që do të kurorëzohen me dy shfaqje muzikore të nivelit botëror me 25 dhe 26 maj të këtij viti.
Këto aktivitete do të promovojnë çështjet rinore, bashkëpunimin, diversitetin, paqen, tolerancën dhe vlerat njerëzore.
Njoftimi për këtë ngjarje u bë pas takimit të kryetarit Ardian Gjini, me udhëheqësit e organizatës së njohur “Up With People” nga SHBA Paul De Lange, Brad Bungum dhe Arnab Dewan.
Të njëjtit zhvilluan edhe një vizitë në Gjimnazin “Hajdar Dushi” në Gjakovë ku u pritën nga nxënës dhe mësimdhënës të këtij institucioni arsimor./radiogjakova/