.
Published On: Tue, Mar 4th, 2014

“Gjakova e pastër”, dita e parë vlerësohet e suksesshme

Share This
Tags

rezina-Gjakovë- Është zhvilluar me sukses dita e parë e aksionit për pastrimin e territorit të komunës së Gjakovës. Qytetarë të shumtë, të mbështetur me pajisje edhe nga dy kompani private kanë punuar në pastrimin e lagjes Rezina, ndërsa aksionit i është bashkangjitur edhe kryetarja e komunës Mimoza Kusari – Lila, zyrtarë tjerë komunal dhe përfaqësues të subjekteve politike.

Kusari – Lila është shprehur e kënaqur me pjesëmarrjen e qytetarëve, ndërsa ka thënë se tash e tutje aksioni për pastrimin e Gjakovës do të jetë i përmuajshëm, pasi është e domosdoshme që ta kemi një ambient shumë më të pastër sesa e kemi aktualisht.

Krahas lagjes Rezina, një aksion për pastrim ka filluar edhe në ambientet e “Ngrohtores së Qytetit”, aksion në të cilin kanë marrë pjesë punëtorët dhe menaxhmenti i kësaj ndërmarrje.

Aksioni për pastrim po vazhdon edhe sot (e martë) në fshatrat e Rekës së Mirë dhe ata të Dushkajës, ndërsa mësohet se edhe numri i qytetarëve pjesëmarrës është i kënaqshëm./radiogjakova/