.
Published On: Mon, Dec 30th, 2013

“Gjakova feston”, rradha e fëmijëve

Share This
Tags

gjakova-feston1Gjakovë- Në kuadër të aktivteteve tek sheshi “Gjakova feston”, të hënën është rradha e fëmijëve për të cilët është përgatitur një program i veçantë dhe shumë i larmishëm.

Pjesëmarrës do jenë shkolla e muzikës “Prenk Jakova”, ajo e vallëzimit “Art Design”, kopshti i fëmijëve “Agu” dhe “Driola”, do shfaqet “Kësulkuqja” me regji të Burbuqe Berishës, do prezantohen edhe OJQ “Prosperiteti” si dhe këngëtaret Arba Bicurri e Shpresarta Sadriu dhe shumë befasi tjera.

Ky program fillon në oren 14:00 në skenen tek sheshi “Gjakova feston”. Ndërsa, në orët e mbrëmjes është paraparë të këndojë Gentjan Gojani dhe të ketë muzikë të përzgjedhur nga Dj LD. Program më i vecantë është paraparë të marten e 31 dhjetorit. /radiogjakova/