.
Published On: Wed, Aug 23rd, 2017

Gjakova me 7 kandidatë për kryetarë

Share This
Tags

Partitë politike kanë dorëzuar të marten emrat e kandidatëve për kryetarë komunash me të cilët do të garojnë në zgjedhjet lokale të 22 tetorit.

Në Gjakovë janë 7 kandidatë të cilët do të synojnë të udhëheqin me komunën për katër vitet e ardhshme.

Ish-kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila do të kërkojë besimin e qytetarëve të komunës për një tjetër mandat, por kësaj radhe nën siglën e partisë së saj, Alternativa.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, që ishte përcaktuar ndër të parat për kandidatin e saj, do të garojë me nënkryetarin e partisë, Ardian Gjini.

Vetëvendosje që pati një rritje të madhe në komunën e Gjakovës në zgjedhjet e fundit të përgjithshme do të garojë me kreun e qendrës, Driton Çaushi.

Edhe pse nëpër media u lakuan emra të tjerë, Partia Demokratike e Kosovës ka vendosur të kandidojë sërish Hajdar Beqën.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka vendosur të shkojë në zgjedhjet e 22 tetorit me Bekim Ermenin që në qeverisjen aktuale të Gjakovës udhëheq me Drejtorinë për Bujqësi.

Edmond Dushi është i propozuari i Aleancës Kosova e Re për kryetar komune të Gjakovës.

Nisma për Kosovën, që ashtu si Alternativa garon për herë të parë me një kandidat për kryetar komune në Gjakovë, do të prezantohet me Fazli Hoxhën./radiogjakova/