.
Published On: Wed, Sep 7th, 2016

Gjakova me e mira ne programin i DEMOS/ sistemi i granteve bazuar në performancë

Share This
Tags

Komuna e Gjakovës është shpallur komuna më e mirë për përformancen e treguar në ofrimin e shërbimeve për qytetarët, përzgjedhje kjo e cila është bërë në ceremoninë e ndarjes së shpërblimeve për Komunat fituese nga programi i DEMOS/ sistemi i granteve bazuar në performancë. Komuna e Gjakovës është vlerësuar si komuna më e mirë në katërkategoritë e këtij vlerësimi, duke lënë prapa 16 komunat tjera pjesëmarrëse në projektin DEMOS. Ndarja e shpërblimeve është bërë nga Kryeministri Isa Mustafa dhe drejtori i zyrës Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë Patrick Etienne, me ç‘rast komuna e Gjakovës ka fituar vendin e parë në katër kategori. Për këto çmime, komuna e Gjakovës ka fituar fonde shtesë në vlerë prej 480 mijë euro, ndërsa duke i shtuar edhe grantin e përgjithshëm prej 120 mijë eurosh, shuma totale e fituar nga projekti DEMOS, ka arritur në 600 mijë euro, mjetetë cilat do të shpenzohen për rregullimin e jetës së qytetarëve të komunës së Gjakovës. Me këtë rast, kryetarja e Komunës së Gjakovës Mimoza Kusari – Lila është shprehur e kënaqur dhe ka shtuar se ndjehet tejet e lumtur që mundi dhe angazhimi i bërë deri me tani më në fund është shpërblyer me fitimin e kësaj gare.

Drejtori i zyrës Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë, Patrick Etienne, është shprehur se qeveria Zvicerane ka qenë gjithmonë mbështetëse e Kosovës dhe se projekti DEMOS i mbështet komunat bazuar në performancën e tyre duke plotësuar kriteret për tu përzgjedhur si performuesit më të mirë dhe përmirësuesit më të mirë.