.
Published On: Sat, Jul 12th, 2014

Gjakova me protesta mbështet të drejtat e shqipatëve në Maqedoni

Share This
Tags
protesta
Disa dhjetëra të rijnë nga komuna e Gjakovës kanë protestuar të premtën mbrëma në qendër të qytetit në mbështetje të shqiptarëve të Shkupit, gjegjësisht të shqiptarëve të Maqedonisë. Ata kanë mbajtur në duar pankarta të ndryshme, me të cilat shprehej solidarizimi me shqiptarët në Maqedoni, të cilët kohëve të fundit po përballem me represion dhe tortura të ndryshme nga shteti Maqedonas.
Protestuesit kanë thënë se shteti maqedonas duhet tu plotësojë kërkesat e shqiptarëve të atjeshëm, fillimisht duke i liruar të gjithë të dënuarit e rastit “Monstra” e deri tek kërkimi i përgjegjësisë për ata që kanë ndikuar politikisht në këtë rast.
Marshimi protestues ka filluar në afërsi të Fakultetit të Edukimit, ndërsa ka vazhduar përgjatë tërë rrugës “Nënë Tereze” në qendër të qytetit të Gjakovës. Protesta ka kaluar e qetë dhe pa ndonjë incident, ndërsa pas përfundimit të saj, marshuesit janë shpërndarë të qetë. Protesta të tilla janë mbajtur edhe në Tiranë dhe në shumë qytete tjera të Shqipërisë, Kosovës e Maqedonisë.