.
Published On: Wed, Jul 23rd, 2014

Gjakova ndihmon fëmijët jetim me “Dance 4 action”

Share This
Tags

dance1Vera padyshim që sjellë kudo një freski për këto ditë të nxehta e kur të gjitha kushtet janë përgatitur që të keni natën më të bukur të verës, ju nuk duhet t’a humbisni këtë shans sidomos kur bëhet fjalë edhe për qëllime humanitare.

Gjakovarët edhe këtë radhë po ndihmojnë fëmijët jetim të fshatit SOS duke e shoqëruar me muzikë elektronike nga dj të famshëm me formacionin më alternativë të artistëve.

Është quajtur “Dance 4 action”, një organizim i të rinjëve gjakovarë që do organizojë këtë event me datë 26 Korrik dukë I’u mirëpritur tek Pishina Nertili.

Në këtë event do të performojnë : ITTO (Croatia), JEHONË, SECRET 47, DUBTATOR, MINDBEND & MEGAN, dhe  MARTIN B.

Mos e humbisni këtë natë ku dëshira dhe pasioni për muzikën do të lumturojë edhe fëmijët jetim./rgjk/