.
Published On: Wed, Dec 24th, 2014

Gjakova në festë, hapet sheshi festiv “Gjakova feston”

Share This
Tags

latino-band-Gjakova zyrtarisht në festë. Të martën në mbrëmje është hapur sheshi festiv “Gjakova feston” për të dytin vit radhazi. Me organizim të Komunës së Gjakovës dhe sponsorizuar nga biznese jo vetëm gjakovare, “Gjakova feston” do te jetë e hapur deri më 2 janar 2015.

Arbresha Maloku dhe Latino Band janë kujdesur që t’i argëtojnë qytetarët e komunës së Gjakovës në natën e parë. Pos njerëzve të shumtë, aty janë parë edhe kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila si dhe disa nga drejtorët e drejtorive lokale.

Në sheshin festiv janë hapur edhe dhjetë shtëpiza ku qytetarët mund të shërbehen me produkte të ndryshme, ndërsa nuk mungon as këndi i lojërave./radiogjakova/