.
Published On: Tue, Jan 16th, 2018

Gjakova nis përgatitjet për kremtimin e 10-vjetorit të pavarësisë

Share This
Tags

Komuna e Gjakovës ka nisur përgatitjet për të shënuar 10-vjetorin e pavarësisë së Kosovës. Përpos pjesës protokolare, tashmë është në finalizim edhe pjesa e aktiviteteve kulturore.

Ndonëse ende nuk ka një agjendë zyrtare, Drejtoria e Kulturës e cila është përgjegjëse për organizimin po bashkëpunon ngushtë me Zyrën e Kryetarit dhe të gjitha drejtoritë e tjera në mënyrë që të organizohet diçka e denjë për qytetin e Gjakovës.

Besohet se do të organizohet një manifestim qendror, por Drejtoria e Kulturës kërkon të përfshijë edhe nxënësit gjakovarë duke krijuar gara në fusha të ndryshme, si art apo sport.

Përkundër ideve, Drejtoria e Kulturës nuk ka buxhet të mjaftueshëm për çka kanë kërkuar mbështetje përmes Zyrës së Kryetarit.

Është bërë e ditur se gjatë kësaj jave do të vazhdojnë takimet mes zyrtarëve të lartë për të përcaktuar edhe agjendën e festës së 10-vjetorit të pavarësisë së Kosovës në Gjakovë./radiogjakova/