.
Published On: Thu, Feb 5th, 2015

Gjakova nuk migron

Share This
Tags

gjakova-Ndonëse llogaritet si komuna më e varfër në Kosovë, komuna e Gjakovës çuditërisht ka “ngelur” pas komunave tjera, në trendin e migrimit ilegal. Gjakovarët duket se kanë vendosur që të vazhdojnë të jetojnë në vendin e tyre, përkundër të gjitha vështirësive dhe sfidave të përditshme, prandaj edhe numri i të ikurve është dukshëm më i vogël se në komunat tjera.

Vet qytetarët e Gjakovës thonë se migrimi ilegal nuk është zgjidhja më e mirë, prandaj duhet qëndruar këtu, përkundër të gjitha sakrificave dhe vështirësive. E përpos nga informacionet që vijnë nga vet qytetarë, fakti se numri i të ikurve nga Gjakova është më i vogël se në komunat tjera, dëshmohet edhe nga institucionet lokale.

Menaxherja e sektorit të Gjendjes Civile në Gjakovë, Teuta Vokshi, ka thënë se nuk ka shumë qytetarë të interesuar për tu pajisur me certifikata të lindjes, dokumente të cilat po përdoren për të kaluar në Serbi. Sipas saj gjatë muajit Janar janë dhënë rreth 6 mijë certifikata, aq sa janë dhënë edhe në janarin e vitit të kaluar./radiogjakova/