.
Published On: Mon, Mar 19th, 2018

Gjakova, pjesë e bashkëpunimit ndërkufitar Kosovë-Mali i Zi

Share This
Tags

Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, të hënën priti një delegacion të sekretariatit të përbashkët teknik të programit “IPA bashkëpunimi ndërkufitar 2014 – 2020 Kosovë – Mali i Zi”, i kryesuar nga Tanja Todorovic, drejtuese e këtij sekretariati.

Në takim me anëtarët e këtij sekretariati është biseduar për mundësitë e aplikimit në projekte të përbashkëta ndërkufitare në fushat me prioritet për të dyja vendet siç janë punësimi, turizmi, mjedisi e të tjera.

Zyrtarët malazezë janë zotuar para kryetarit Gjini se në kuadër të këtij bashkëpunimi, do ta ndihmojnë komunën e Gjakovës edhe në trajnimin e stafit komunal për hartimin dhe menaxhimin e projekteve të ndryshme, me theks të veçantë të projekteve ndërkufitare.

Ndryshe, qëllimi i programit në fjalë është përmirësimi i standardeve dhe cilësisë së jetës së njerëzve në zonën e fushëveprimit të programit, përmes zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, social dhe mjedisor si dhe gjithë përfshirjen e rajonit në respekt të ndërsjellë të trashëgimisë së përbashkët kulturore dhe natyrore.