Gjakova sot po shënon festën e lirisë

14 Qershori i vitit 1999, i dhe fund vuajtjeve, persekutimeve, vrasjeve dhe përndjekjeve që ushtroi regjimi serb ndaj popullatës shqiptare për shumë dekada. Kjo u arrit në saje të trimërisë dhe guximit të bijve dhe bijave tona më të mira, të cilët luftuan në radhët e UÇK-së pa e kursyer gjakun e tyre, duke u flijuar në altarin e lirisë.
Në përkrahje të luftës së tyre të drejtë u vuan edhe forcat veri-atlantike të NATO-s, aleancës më e fuqishme ushtarake në botë. Sot, 15 vjet më pas kur po e gëzojmë lirinë dhe po ndërtojmë demokracinë e re në shtetin sovran dhe të pavarur të Kosovës, me krenari dhe pietet kujtojmë dëshmorët dhe të gjithë martirët e rënë për lirinë e vendit.
Duke mos i harruar për asnjë çast më të dashurit tanë që u flijuan për lirinë që po e gëzojmë, sot do të festojmë dhe do ti gëzohemi me gjithë zemër realizimit të idealit të tyre dhe perspektives më të ndritur të Gjakovës dhe Kosovës.










