.
Published On: Thu, Dec 26th, 2013

Gjakova s’po bëhet “rehat” me ndriçimin publik

Share This
Tags

gjakova-nataftGjakovë- Ndriçimi publik vazhdon të mbetet njëri ndër shqetësimet e mëdha të qytetarëve të Gjakovës. Ndonëse qeveria e kaluar ka propaganduar mjaft në punën rreth ndriçimit, qytetarët e thonë të kundërtën.

Ata shprehen se ndriçimi publik ekziston, por në fakt nuk funksionon në shumë lagje të qytetit. Sipas qytetarëve, janë lagje të tëra që ndodhen në terr dhe kjo po shkakton shumë rrezik, në veçanti gjatë këtyre ditëve të dimrit.

Si pasojë e mungesës së ndriçimit rrezik paraqesin edhe tufat e qenve endacak, të cilët tashmë në dimër janë edhe më të rrezikshëm. Probleme me energjinë apo me ndriçimin publik ka shpesh edhe në vet qendrën e qytetit dhe në ndërprerjen e semaforëve.

Qeverisja e re lokale ende nuk ka përcaktuar stafin që do ta mbulojnë këtë dikaster, konkretisht drejtorinë e Shërbimeve Publike, prandaj edhe nuk kemi mundësi të dimë se si janë planifikimet e tyre për zgjidhjen e këtij problemi.

Megjithatë, gjatë fushatës elektorale kryetarja e tashme Mimoza Kusari – Lila ka premtuar se ndriçimi do të jetë pjesë e zhvillimit të komunës së Gjakovës, në të gjitha pjesët e kësaj komune./radiogjakova/