Gjakovarët e “The Voice” kalojnë në gjysëmfinale
Tiranë- Vesa Smolica, Florent Abrashi dhe Albi Xhepa kanë kaluar në gjysëmfinale të talent-show “The Voice of Albania”.
Vesa, e cila është në ekipin e Almës, u para qit me këngën ‘Brand new me’, ndërsa Florenti dhe Albi që janë pjesë e skuadrës së Sidrtit, u prezantuan me këngën “Purple rain”, respektivisht një miks të këngëve “Roadhouse Blues” dhe “Sweet Home Chicago”.
Të tre gjakovarët vazhdojnë të jenë këngëtarët favorit për të fituar trofeun kryesor./radiogjakova/