.
Published On: Tue, Aug 19th, 2014

Gjelbërohen hapësirat institucionale

Share This
Tags

gwy-pishatOrganizata Rinore e Kosovës GWY, si Degë e Organizatës Rinore YMCA, në Gjakovë, ka nisur me jetësimin e projektit të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit për gjelbërimin e hapësirave institucionale.

Ky projekt sot ka nisur me mbjelljen e pishave tek objekti i Kuvendit Komunal dhe Biblioteka Publike “Ibrahim Rugova”, njofton kumtesa komunale.

Meriton Ferizi, drejtor i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, ka shprehur falënderimet e tija për këtë projekt. Në shtator do të vazhdohet me këtë projekt ku pisha të njëjta kryesisht do të mbillen nëpër institucione arsimore.