.
Published On: Tue, Aug 22nd, 2017

Gjenden kubëzat për rrugët e Çarshisë së Madhe

Share This
Tags

Riparimi i rrugëve në Çarshinë e Madhe pritet të vazhdojë të mërkurën, pasi Komuna e Gjakovës, përkatësisht Drejtoria e Shërbimeve Publike, ka gjetur një zgjidhje për sigurimin e kubëzave.

Punët janë ndërperë para disa ditëve në rrugën “Sefedin Xërxa”, njëra nga tri rrugët e kësaj pjese të vjetër të qytetit që do të riparohen, për mungesë të kubëzave.

Ndërkohë, në Drejtorinë e Shërbimeve Publike, thonë se zgjidhjen do ta bëjnë pasi kubëzat do të barten nga rruga “Yllka Domi” e njohur si rruga që dërgon të “Krojet e Rexhep Agës”, për të vazhduar me riparimin e tri rrugëve të Çarshisë së Madhe sipas një projekti të Komunës.

Drejtoresha për Shërbime Publike, Kaltrina Biblekaj tha se qytetarët e rrugës “Yllka Domi” tashmë janë njoftuar për këtë vendim të komunës.

Sipas saj kjo rrugë më pas do të shtrohet me asafalt, ndërsa me kubëzat, përveç përfundimit të punëve në rrugën “Sefedin Xërxa”, do të vendosen edhe në rrugët “Vëllëzërit Frashëri” rrugë kjo që të dërgon në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, si dhe në rrugën “Abedin Tërbeshi”, që po ashtu do të riparohet për shkak të dëmtimeve të shumta në vitet e fundit./radiogjakova/