.
Published On: Wed, Oct 15th, 2014

Gjendet zgjidhja për qentë endacak

Share This
Tags

qenteKomuna e Gjakovës duket që përfundimisht e ka gjetur zgjidhjen për largimin, konkretisht izolimin e qenve endacak, numri i të cilëve ishte rritur dukshëm kohëve të fundit, duke e rritur kështu edhe shkallen e rrezikshmërisë për qytetarët.

Ali Tafarshiku, shef i kabinetit të kryetares Mimoza Kusari – Lila, ka thënë se pas shumë përpjekjeve dhe kërkesave për ndihmë tek organizatat e ndryshme ndërkombëtare, komuna është detyruar që vet ta gjej zgjidhjen e këtij problemi.

Sipas tij, të gjitha drejtoritë komunale janë obliguar ta ndajnë një shumë të caktuar nga buxheti i tyre për ta plotësuar kështu shumën prej 22 mijë euro, aq sa nevojiten për ndërtimin e strehimores për qentë endacak. Tafarshiku ka shtuar se mjetet tashmë janë siguruar, lokacioni është caktuar dhe më së largu deri në muajin dhjetor Gjakova do ta ketë strehimoren e vet të qenve endacak./radiogjakova/