.
Published On: Mon, Jul 17th, 2017

Gjobitja e ndotësve, Komuna kërkon bashkëpunimin e qytetarëve

Share This
Tags

Drejtoria e Inspeksionit po vazhdon të marrë masa ndaj ndotësve të ambientit në komunën e Gjakovës, mirëpo po kërkon nga qytetarët me shumë bashkëpunim për të luftuar këtë dukuri negative.

Drejtoresha e Inspeksionit, Hana Zeka, tha se qytetarët janë duke bashkëpunuar pak në këtë drejtim. Sipas saj është e pamjaftueshme që vetëm me disa zyrtarë komunalë të kenë nën kontroll të plotë të gjithë territorin e komunës së Gjakovës.

Ajo me këtë rast ka bërë apel tek qytetarët që të raportojnë rastet kur qytetarët hudhin mbeturina në vende jo adekuate.

“Bashkë mund të kemi një kontroll më të mirë për të marrë më pas masa ndaj keqbërësve”, ka thënë Zeka.

Komuna e Gjakovës ka disa muaj që ka nisur me aplikimin e masave që kanë të bëjnë me mbrojtjen e mjedisit në komunën e Gjakovës.

Për këtë janë caktuar 20 inspektorë dhe shërbyes civilë nga komuna e Gjakovës, nga të cilët janë shqiptuar me dhjetëra gjoba./radiogjakova/