Gjuriç ofendon protestuesit gjakovarë, i quan “budallenjë”
Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç ka reaguar lidhur me protestën që bënë qytetarët e Gjakovës për të kundërshtuar ardhjen e pelegrinëve serbë të cilët parashihej të arrinin të shtunën në kishë.
Madje Gjuriç nuk ka ngurruar që të ofendojë protestuesit gjakovarë duke thënë se “Muret janë më të forta se budallenjtë që bllokojnë manastirin”.
Gjuriç deklaroi se nuk është hera e parë që ndodhë diçka e tillë dhe sipas tij kjo është dëshmi se forcat ndërkombëtare në këtë rast nuk mund të bëjnë punën në mënyrën më të mirë të mundshme.
“Unë kam kërkuar të flas lidhur me këtë. Thonë se kanë mijëra ushtarë të armatosur, si shumë anëtarë të misioneve të ndryshme, e kur ata shohin se institucionet vendore nuk janë në gjendje të mbrojnë katër murgesha, kanë treguar se ata nuk e bëjnë punën e tyre as në këtë rast të veçantë. Kjo nuk është hera e parë që diçka e tillë ndodhë, kohëve të fundit serbëve të Gjakovës iu është bërë e pamundur për të arritur që të vizitojnë atë që i takon brezave të tyre”, ka thënë Gjuriç./indeksonline/