.
Published On: Tue, Jan 6th, 2015

Gjykata e Gjakovës me numër të vogël gjykatësish

Share This
Tags

gjykata-gjakoveDrejtuesit e Gjykatës Themelore në Gjakovë e kanë dhënë alarmin për numër të vogël të gjyqtarëve në këtë institucion. Sipas tyre, pas futjes së Malishevës e Rahovecit nën juridiksionin e Gjakovës, numri i lëndëve është rritur ndjeshëm, e karshi numrit të vogël të gjyqtarëve kjo po shkakton problem serioze për ta.

Madje, sipas tyre, me këtë situatë të krijuar as që mund të flitet për ndonjë rezultat të dukshëm pozitiv në kryerjen e detyrave. Sipas kryetarit të Gjykatës Themelore të Gjakovës Vaton Durguti, në vitin 2013, Gjykata Themelore në Gjakovë ka startuar me 16 gjyqtarë, përfshirë këtu edhe kryetaren e Gjykatës. Sot ky institucion ka mbetur me 11 gjyqtarë, ndërsa në muajin prill do të mbetet me 9 të tillë, sepse dy prej tyre do të pensionohen.

Kur përballë kësaj del numri i lëndëve prej 80 mijë e 921 sa kanë qenë në tërësi dhe vetëm 34 mijë e 150 lëndë të përfunduara, atëherë është lehtë e kuptueshme se sa efikas mund të jetë institucioni ynë. Ai ka bërë të ditur se hiç më mirë nuk janë as degët e kësaj Gjykate në Rahovec e Malishevë, të cilat karshi këtij numri të madh të lëndëve po punojnë me 6, përkatësisht 4 gjyqtarë.

Durguti ka bërë të ditur se nga numri i përgjithshëm i lëndëve, janë ato të Krimeve të Rënda, të cilat po marrin më shumë kohë. Sipas tij, gjatë vitit 2014 në sektorin e krimeve të Rënda kanë qenë gjithsejtë 314 lëndë, prej të cilave përfundimisht janë zgjidhur 264./radiogjakova/