Godet me veturë 4 persona, arrestohet
Një person është arrestuar nga policia të martën mbrëma, pasi që për motive të panjohura, papritmas me veturë të tij i kishte goditur katër meshkuj të cilët ishin ulur në tarracën e një hoteli në Gjakovë.
I dyshuari dhe viktimat kanë pësuar lëndime trupore, dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit i dyshuar është dërguar në mbajtje, thuhet sot në njoftimin e policisë./radiogjakova/