Gropa në çdo rrugë, Komuna: Së shpejti nis riparimi
Ngricat e dimrit që kaloi kanë dëmtuar pothuajse të gjitha rrugët e Gjakovës. Lagështia dhe kripa e hedhur gjatë kohës kur kishte reshje dëborë kanë lënë mbrapa pasojat negative.
Në shumë prej segmente rrugësh janë krijuar gropa e shumë prej tyre kanë marrë përmasa shqetësuese të cilat përpos se dëmtojnë automjetet, po pengojnë edhe zhvillimin normal të komunikacionit.
Drejtori i Shërbimeve Publike, Shkumbin Kastrati, njoftoi se Komuna është në përfundim të procedurave për fillimin e sanimit të pjesëve të dëmtuara të rrugëve.
Lidhur me përzgjedhjen e operatorit ekonomik i cili do të angazhohet për riparim ka patur ankesa dhe kjo për momentin e ka ngadalësuar procesin.
Mirëpo, sipas drejtorit Kastrati, çdo gjë pritet të përfundojë shpejt dhe do të nisë riparimi i rrugëve./radiogjakova/