.
Published On: Tue, Feb 24th, 2015

Hana Bakalli pjesë e “Alpha Omega Alpha”

Share This
Tags

hana-bakalliLajmet për suksese të gjakovarëve jashtë Gjakovës sa vijnë e shtohen. Ditë më parë, Hana Bakalli përmes një ceremonie u bë anëtare e shoqërisë “Alpha Omega Alpha” në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Pennsylvanisë në Philadelphia.

Shoqëria Nderi e Mjekësise “Alpha Omega Alpha” (ΑΩΑ ose AOA), është një shoqëri kombëtare nderi për studentët e mjekësisë, specializantat, shkencëtarët, dhe mjekët në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada. Madje, kjo është shoqëria e vetme nderi për mjekësi në botë.

Anëtarësimi pranë AOA-s është njëri nga nderimet me të larta që një student/e mund të marrë gjatë katër viteve në Fakultetin e Mjekësisë, pasi kriteret pë rte qenë pjesë e saj janë shumë të rrepta, ndërsa numri i atyre që ia dalin të bëhen pjesë është shumë i vogël.

Më shumë se pesëdhjetë fitues të Çmimit Nobel në Fiziologji, Mjekësi dhe në Kimi, kanë qenë anëtarë të AΩA. Më shumë se tridhjetë prej tyre u zgjodhën antarë të AΩA para fitimit të Çmimit Nobel.

Kush është Hana Bakalli?

Hana ka diplomuar në Universitetin e Pittsburghut më 2010, në degën e Shkencave Neurologjike dhe Psikologji. Ajo ishte aktive në udhëheqje dhe dukim, duke veçuar se është pjesë e Komitetit për Pranimin e studentëve të rinj si dhe është bashkëkryetare e Klubit të Arsimit Mjekësor. Ajo gjithashtu monitoron studentët e nën-klasës së saj.

Hana vazhdon studimet e larta në magjistraturë të Bioetikës dhe pas diplomimit pretendon një karrierë në mjekësinë e brendshme.

Hana është e bija e Ruzhdi Bakallit, deputet i Kuvendit të Kaçanikut, rrjedhimisht edhe nënshkrues i Deklaratës Kushtetuese të 1990-ës, aktualisht Guvernator i Disktriktit Rotarian 7280 në SHBA. Bakalli ka kontribuar shumë jo vetëm për Gjakovën, por për tërë Kosovën. /radiogjakova/