.
Published On: Wed, Nov 29th, 2017

Hapet konkursi për “RADIOFEST 13”

Share This
Tags

Radio Gjakova ka nisur përgatitjet për organizimin e edicionit të 13-të të festivalit të radiove “Radiofest”. Edhe këtë vit, radiot pjesëmarrëse do të garojnë në tre gjini, reportazh, raport radiofonik dhe spot publicitar.

Radio stacionet mund të marrin pjesë edhe me një nga krijmtaritë. Konkursi për pranimin e materialeve tashmë është hapur prej ditësh.

Drejtori i festivalit, Skënder Gola, pret që edhe këtë vit festivali të ketë një shtrirje gjeografike nga të gjitha trojet shqiptare. Ai tha se është i kënaqur me numrin dhe cilësinë e punimeve që tashmë janë paraqitur për të marrë pjesë në këtë festival.

Sfidë në organizimin e këtij festivali unikal të radiove mbetet mungesa e mbështetjes financiare.

Programi ku pritet të shpallen fituesit e edicionit të 13-të të festivalit “Radiofest” pritet të mbahet muajin dhjetor./radiogjakova/