.
Published On: Tue, Mar 6th, 2018

Hapet Panairi i Vullnetarëve në Gjakovë

Share This
Tags

Në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë u mbajt Panairi i Vullnetarëve në të cilin morën pjesë 16 organizata të ndryshme jo qeveritare të cilat në fushëveprimin e tyre kanë promovimin e vullnetarizmit dhe qytetarin aktiv të Kosovës.

Të gjithë pjesëmarrësit patën mundësi të njihen për së afërmi me organizata rekrutuese në panair. Po ashtu, organizatat pjesëmarrëse promovuan mundësi vullnetarizmi si dhe rekrutuan vullnetarë.

Drejtoresha ekzekutive e “George Williams Youth Association”, Dorina Lluka-Davis veçoi mungesën e infrastrukturës ligjore tek njohja e punës vullnetare e cila në shumë vende të zhvilluara të botës paraqet parakusht të rëndësishëm në punësim, studime e të tjera.

Duke ftuar qytetarët që të bëhen pjesë e komunitetit të punës vullnetare, Lluka-Davis, ka potencoi përparësitë që sjellë një angazhim i tillë, sidomos për të rinjtë.

Panairi i Vullnetarëve që u mbajt në Gjakovë është organizuar nga Organizata Georg Williams Youth Association në bashkëpunim me organizatës D4D është mbështetur nga Ambasada Britaneze në Kosovë./radiogjakova/