Hapet Qendra Informative

Në objektin e komunës së Gjakovës është hapur Qendra Informative, e cila do tu mundësojë qytetarëve që të paraqesin shkresa të ndryshme që kanë të bëjnë me shërbimet komunale, si ankesa, kërkesa, pyetje dhe informata në adresë të kryetares së komunës Mimoza Kusari – Lila, por edhe ndaj drejtorëve komunal dhe zyrtarëve tjerë të komunës.
Krahas kësaj, në Qendrën Informative, qytetarët munden që pa ndonjë hezitim të paraqesin edhe raste të ndryshme të korrupsionit dhe parregullsive tjera të zyrtarëve komunal. E përveç formës së drejtpërdrejtë, qytetarët mund të kontaktojnë me Qendrën Informative edhe përmes telefonit pa pagesë, në numrat 0800-60-000 dhe 0800-60- 001.










