Hasan Mujaj, UD i rektorit të UP “Fehmi Agani”
Ish – dekani i fakultetit të Edukimit në Gjakovë dhe Fakultetit të Edukimit në Prishtinë Hasan Mujaj, është emëruar ushtrues detyre në Universitetin Publik “Fehmi Agani”. Mujaj është i njohur në qarqet akademike në Gjakovë e më gjerë, për faktin se për disa vjet me radhë ka qenë pjesë e mësimdhënësve dhe menaxherëve të institucioneve të arsimit të lartë në komunën e Gjakovës.
Ai ka ligjëruar në lëndët kryesore të degës së gjuhës dhe letërsisë shqipe në Fakultetin e Edukimit në Gjakovë dhe Prishtinë, ndërsa me mjaft sukses edhe i ka udhëhequr këto dy institucione arsimore, si dekan i tyre.
Emërimi i Mujajt është bërë pas dorëheqjes së rektorit të deritanishëm Bajram Nuraj dhe dy prorektorëve Kastriot Buza e Gazmend Qorraj. Pas emërimit në postin e të parit të Universitetit të Gjakovës, Hsan Mujaj ka premtuar angazhim maksimal që ky institucion arsimor të ngritët në nivelin e dëshiruar dhe të kërkuar nga qytetarët e komunës së Gjakovës./radiogjakova/