.
Published On: Mon, Mar 3rd, 2014

Hedhin sprejë në klasë, shtatë veta shkojnë në spital

Share This
Tags

nxenes-shkolla

Gjakovë- Policia e Kosovës, përkatësisht Stacioni policor në Gjakovë rreth orës 09:30 ka pranuar informatën për një rast “Shkaktimk i rrezikut përgjithshëm” në rr.”Mbretëresha Teutë”,përkatësishtë në shkollën e mesme “Hysni Zajmi” .

Njësite reaguese policore menjëherë pas marrjes së informacionit janë përgjigjur në vendin e ngjarjes dhe aty kanë mësuar se i dyshimti (nxënës) D.L.(1996) ia kishte marrë të dyshuarit (nxënës) K.Gj.(1996) një e“Paper sprey” dhe kishte hyrë në shkollën e mesme “Hysni Zajmi” në Gjakovë ,me ç’rast ky i dyshimtë e kishte përdorur sprjnë në koridor afër një klase, gjë që nga kundërmimi i aromës viktimat nxënëse të gjinisë femërore , R.R.(1997), D.H.(1997),B.G.(1996),M.D.(1997),R.G.(1996),A.M.(1996) dhe A.R.(1997)  kane pësuar lëndime si marramendje, iritim të syrit, hundëve, fytit dhe alivanosje.

Viktimat kane pranuar tretman mjekësor dhe sipas mjekut kujdestar viktimat më shumë kanë trauma nga aroma djegëse. Menjëherë është informuar edhe Prokurori i shtetit për ketë rast dhe me vendim të Prokurorit të shtetit të dyshuarit D.L. dhe K.Gj.iu ka shqiptuar masa e ndalimit menjëhershëm policor./radiogjakova/