.
Published On: Fri, Jan 10th, 2014

Hiqen pagesat për disa nga shërbimet e Komunës

Share This
Tags

komuna-gjkGjakovë- Kryetarja e komunes së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, duke u bazuar në nenin 11,13  të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale, ka marrë vendim për heqjen e pagesave dhe tarifave për shërbimet e parapara në Rregulloren mbi Tarifat dhe Ngarkesat nga Sherbimet dhe Veprimtaritë Komunale.

Pagesat dhe tarifat të cilat janë hequr me vendim të kryetares janë: 1) Pagesa prej 1 euro, për kërkesa, lutje, propozime, feltëparaqitje dhe parashtresa;  2) Pagesa prej 5 euro, për parashtresa me të cilat kërkohet intervenimi i organeve të inspeksionit; 3) Pagesa prej 5 euro, për ankesë kundër aktvendimit të organit të shkallës së parë; 4) Pagesa prej 1 euro, për ankesa kundër faturës mbi tatimin në pronë – Aktvendimit të Bordit të ankesave të TP si dhe ngarkesave për ushtrimin e veprimtarisë afariste.

Sipas njoftimit të Zyrës për Informim, ky vendim vlen gjer me nxjerrjen e Rregullores së re./radiogjakova/