I “dhuron” kubëzat për Çarshinë, asfaltohet rruga “Yllka Domi”
Edhe një projekt i ri i komunës së Gjakovës është realizuar me sukses gjatë ditës së enjte.
Bëhet fjalë për asfaltimin e një pjese të rrugës “Yllka Domi”. Fjala është për segmentin i cili lidhë rrugën kryesore me urën tek Kroi i RexhepAgës.
Si ka bërë të ditur lidhur me këte kreu komunal në Gjakovë, kubëzat të cilat janë menjanuar nga kjo rrugë do të përdorën për restaurimin e rrugëve në Çarshinë e Madhe, të cilat sipas projektit duhet domosdoshmërisht të jenë të shtruara me kubëza./radiogjakova/