.
Published On: Thu, Jan 4th, 2018

I falet gjaku familjes Palokaj

Share This
Tags

Familja Nivokazi të enjten ia shtriu dorën e pajtimit familjes Palokaj pas aksidentit që ndodhi ditë më parë në fshatin Skivjan ku humbën jetën dy anëtarë të familjes Nivokazi.

Në ceremoninë që u mbajt në xhaminë e fshatit, kryetari i Bashkësisë Islame të Gjakovës Ahmet Hoxha, falënderoi familjen Nivokazi që gjeti forcën dhe shprehu vullnetin e mirë për pajtim.

Në këtë ceremoni mori pjesë edhe Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj. Me këtë rast, Lekaj tha se falja e gjakut është shërim i një plage e po ashtu karakteristikë e traditave shqiptare.

“Hasmëritë nuk na dërgojnë askund, prandaj si dje, sot e as nesër nuk duhet të ndalemi, të gjithë bashkë si në kohërat e hershme, kur printe plaku i urtë, Anton Çeta, të angazhohemi që të mos kemi asnjë familje shqiptare të hasmëruar”, tha Lekaj.

Më pas të dy kryefamiljarët dhe anëtarët e tjerë të këtyre familjeve ia shtrinë dorën njëri-tjetrit./radiogjakova/