.
Published On: Fri, Jul 14th, 2017

I jepet lamtumira Murteza Xajë Nurës

Share This
Tags

Ceremonia mortore për atdhetarin, i cili me tërë familjen e tij u angazhua për lirinë e Kosovës, Myrteza Xajë Nura, ka nisur me mbledhjen përkujtuese e cila është mbajtur në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë.

Të pranishmëve në këtë mbledhje fillimisht iu është drejtuar nënkryetari i Komunës së Gjakovës, Armend Vokshi, i cili ngriti lart figurën e Nurës.

Në anën tjetër, Hydajet Hyseni, duke folur në emër të ish të burgosurve politikë të Kosovës, tha se Myrteza Nura ishte shembull i rezistencës dhe mjeshtër i poezisë dhe metaforës.

Në emër të ish të burgosurve politikë të Gjakovës ka folur Hyda Dobruna i cili para të pranishmëve solli pjesë të biografisë atdhetare të Xajë Nurës.

Pas akademisë përkujtuese, qytetarë të shumtë bënë homazhe dhe vendosen e kurora me lule pranë trupit të pandjerë të Nurës në në hollin e Pallatit të Kulturës në Gjakovë, ndërkohë që më pas Nura u përcoll me nderime në varrezat e qytetit në Gjakovë./radiogjakova/