.
Published On: Sat, Mar 7th, 2015

Ian Cliff në Gjakovë, mbështet gratë në biznes

Share This
Tags

ambasadori-grateAmbasadori i Britanisë së Madhe në Prishtinë Ian Cliff, ka vizituar Komunën e Gjakovës, ku është takuar me Kryetaren e Komunës së Gjakovës Mimoza Kusari –Lila. Në këtë takim Kusari–Lila, e ka  njoftuar ambasadorin britanik me rrjedhat dhe proceset që po zhvillohen në komunën e Gjakovës, kryesisht me proceset zhvillimore ekonomike.

“Kemi biseduar me ambasadorin z. Cliff, me angazhimet e institucioneve komunale në shumë procese, veçanërisht me ato ekonomike”, ka thënë ajo.  Ajo ka thënë se me ambasadorin është biseduar lidhur me implementimin e Zonës së Lirë Ekonomike, pastaj me angazhimin për mundësitë e funksionimit apo aktivizimin të aeroportit të Gjakovës, si dhe shumë çështje tjera që i përkasin fuqizimit të Gjakovës në zhvillimin ekonomik.

Ambasadori britanik së bashku me Kusari-Lilën, më tutje kanë vizituar edhe biznesmenen gjakovare Time Zenunin, e cila ka arritur me sukses në zhvillimin e biznesit të saj “Kartolina Magjike”, një projekt që po zhvillohet në Gjakovë, Hoq dhe Klinë e i përkrahur e financuar nga Ambasada Britanisë në Kosovë.