.
Published On: Tue, Feb 3rd, 2015

Ide inovative? Ja se me çfarë do të ngrohet një shkollë e Gjakovës

Share This
Tags

shkolla-yll-morinaKëto ditë komuna e Gjakovës do të nënshkruaj një marrëveshje bashkëpunimi me organizatën CHVP, Connecting Natural Values&People, dhe Agjensionin e Pyjeve të Kosovës, për realizimin e projekteve të ndryshme në fushën e pylltarisë.

Ndërlidhur me këtë gjatë këtij viti, pritet të realizohet një projekt interesant inovativ, me ç’rast në një shkollë të komunës së Gjakovës do të ndërtohet sistemi i ngrohjës përmes mbeturinave të ashtit. Sipas Ermenit, ky projekt do të realizohet gjatë këtij viti, ndërkohë që ka mbetur të zgjidhet shkolla përkatëse.

Nisur nga fakti se gjatë kësaj sezone nuk ka funksionuar fare nxehja nga Ngrohtorja e Qytetit në Gjakovë, kjo mënyrë innovative e sigurimit të energjisë ngrohëse po pritet me një interesim të lartë, pasi mund të jetë një zgjidhje edhe për vetë Ngrohtoren./radiogjakova/