.
Published On: Wed, Feb 22nd, 2017

“Intertex”, vazhdon përpjekjet për rritur gamën e prodhimeve

Share This
Tags

Fabrika e tekstilit “Intertex” në Gjakovë, vazhdon me përpjekjet për rritur kapacitetet dhe gamën e prodhimeve të saja. Shkëlqim Pula, drejtor menagjues, thotë se nisur nga normat e reja evropiane për mbulimin e automjeteve gjatë transportit, për ti ruajtur ato nga dëmtimi, fabrika “Intertex” është duke prodhuar mbulesa për gjigantin automobilistik “Wolkswagen”. Sipas drejtorit Pula, për qepjen e këtyre mbulesave nevojiten makina qepëse specifike, adekuat trendeve aktuale evropiane. Ai, për Radio Gjakovën ka bërë të ditur se, pos qepjes së mbulesave për automjete, një sektor tjetër prodhues i cili është duke marrë rrugë është edhe ai i konfeksionit ku aktualisht janë të punësuar 70 punonjës.

Ndryshe, falë angazhimit të vazhdueshëm të stafit udhëheqës, fabrika “Intertex” në Gjakovë ka punë të garantuar edhe për 4 apo 5 vitet të ardhshme, ndërkohë gjatë ditëve në vazhdim pritet që numri i punonjësve të rritet në gjithësejt 180 veta.