.
Published On: Tue, Nov 12th, 2013

Ja emrat e 35 asambleistëve të Kuvendit Komunal

Share This
Tags

asambleja--Gjakovë-Komisioni Qëndror i zgjedhjeve ka publikuar rezultatet preeleminare të zgjedhjeve për Asamblenë e Gjakovës e rrjedhimisht edhe emrat e 35 kandiatëve që kanë fituar ulëse në këtë institucion të lartë komunal.

Bazuar në këto rezultatet AKR-ja do të jetë partia më e madhe në Gjakovë me 9 ulëse. Kësaj liste i prinë bartësja Mimoza Kusari – Lila, për të vazhduar me tetë të tjerët: Luan Shllaku, Gjylgjyzare Karaxhija – Xharavina, Mahmut Lila, Hasan Krasniqi, Jeton Vorfi, Masar Lluka, Sevdije Haxhibeqiri dhe Etor Hoxha. Në renditjen e kësaj partie mund të jetë një ndryshim, pasi në rast të fitores së Mimoza Kusari – Lilës në garen për kryetare të komunës, vendin e saj në Asamblenë komunale do ta zërë Rina Domi.

Me 9 asambelistë do të përfaqësohet edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Kësaj liste do t’i prijë Valon Vula i cili do të ndiqet nga Qazim Mehmeti, Mirdita Ademaj, Xhevat Zeneli, Saranda Hyseni, Dervish Tahiri, Pjetër Ndou, Violeta Dema dhe Augustin Shala.

Të tretët në rradhë janë asambleistët e PDK-së, të cilët kanë arritur të fitojnë 6 ulëse. Bartësi i listës së PDK-së është Ilir Beqiri, i pasuar nga Ramadan Hoti, Artan Nimani, Arben Rogova, Zana Këpuska dhe Dafina Syla.

Me 4 këshilltarë komunal do të prezentohet edhe LDK-ja, ndërsa përveç Luan Golës, si bartës i listës nga kjo parti do të përfaqësojnë edhe Elhami Shala, Genta Domi dhe Marigona Sadriu.

Në rradhë vjen PSHDK-ja, e cila do të përfaqësëohet nga Janez Frrokaj, Sofije Nokaj dhe Anton Shala. Vetëvendosja ka arritur të ketë dy ulëse në Asamble, ulëse të cilat do t’i takojnë bartëses Arbërie Nagavci dhe të riut Agon Batusha, ndërsa me nga një kandidat do të përfaqësohen edhe Partia e Drejtësisë me Bahri Bokshin dhe PDKI-ja me Pren Gjinajn.

Vlenë të përmendet se nga 35 asambleistët e këtij mandatati, 11 prej tyre kanë qenë pjesë edhe e mandatit të kaluar, dy kanë qenë drejtor komunal, ndërsa pjesa tjetër, konkretisht 22 prej tyre, ulen për here të pare në ulëset e Asamblesë komunale të Gjakovës./radiogjakova/