Jacobson uron Kusari-Lilen
Prishtinë- Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Tracy Jacobson ka uruar që në orët e hershme fituesin e Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe atë të Gjakovës, Mimoza Kusari – Lila duke thënë se janë pikërisht këta të dy që janë shkolluar në SHBA.
“Dy nga kryetarët e ri të komunave në Kosovë, Mimoza Kusari dhe Shpend Ahmeti janë të diplomuar tek Ron Brown në SHBA në programin master”, ka shkruar ambasadorja në Twitter para pak çastesh.
Ajo po ashtu e ka uruar kryetaren femër të parën në Kosovë që do të udhëheq me një komunë.“Një urim të veçantë për kryetaren e parë femër në Kosovë, Mimoza Kusari. E di që ajo është shumë bashkëpunëtore e mirë, lidere llogaridhënëse. Urime më të mira për kryetarët e zgjedhur, me shpresën që ata të jenë llogaridhënës para zgjedhësve. Komunat nuk i takojnë partive, por qytetarëve”.
Ambasadorja po ashtu ka uruar popullin e Kosovës për zgjedhje demokratike.“Urime popullit të Kosovës, të cilët bënë që zëri i tyre të dëgjohet dhe të mbajnë zgjedhje demokratike komunale gjatë ditës së djeshme”./express/