.
Published On: Wed, Feb 7th, 2018

Janari, 46 drejtuesve mjetesh iu merret patenta

Share This
Tags

Policia e Trafikut Rajonal të Gjakovës vetëm gjatë muajit janar ka shqiptuar 1625 dënime në trafik. Mbi 1 mijë e 500 tiketa kanë qenë deri në vlerën e 500 eurove, ndërsa për gjykatë kanë shkuar 123 tiketa të tjera.

Prej këtyre të fundit, 46 drejtuesve u është ndaluar drejtimi i automjetit. 33 prej tyre e drejta për të drejtuar mjet iu është hequr për 3 muaj, 9 drejtuesve për 6 muaj dhe 4 drejtuesve për 1 vit. Po ashtu, 88 drejtuesve të tjerë i janë hequr pikët.

Nga 1 janari Policia e Kosovës ka më shumë kompetenca në lëndët e kundërvajtjes.

Drejtoria e Trafikut Rajonal të Gjakovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor që t’ju përmbahen dispozitave ligjore, të rritet vigjilenca, të shtohet kujdesi në respektimin e rregullave që dalin nga ligjet e trafikut, për të garantuar një siguri më të madhe, me qëllim të shmangies së aksidenteve rrugore në tërësi e në veçanti të atyre me pasoja fatale.

Po ashtu, në këtë drejtori thonë se edhe pse nuk kanë qëllim primar ndëshkimin, për të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor që bien ndesh me ligjet e trafikut,  do të vazhdojë të aplikojë ndërmarrjen e masave ligjore./radiogjakova/