.
Published On: Mon, Dec 30th, 2013

“Jehona” e Grupit NA (VIDEO)

Share This
Tags

na-festivalTiranë- Në Festivalin e 52-të në RTSH mes pjesëmarrëve ishte dhe Grupi NA të cilët u paraqiten me këngën “Jehona”.

Ata u renditen mes tetë më të mirëve nga juria e cila ishte e përbërë nga Agim Krajka, Aleksandër Lalo, Hajg Zaharia, Petrit Malaj, Eriona Rushiti, Xhevahir Spahiu dhe Bojken Lako.

“Jehona” është me tekst dhe muzikë nga Endrit Mullaj. Bateristi i grupit, Bekim Këpuska është shprehur i kënaqur me vlerësimin dhe kritikat pozitive që ka marrë kënga e tyre më e re.

Për Grupin NA kjo është hera e dytë që merr pjesë në Festivalin e RTSH-së, fituesi i të cilit prezanton Shqipërinë në Eurovizion. Fituese e këtij edicioni u shpall Herciana Matuja me këngën “Zemërimi i një nate”.

Me një duet u paraqit edhe këngëtarja tjetër gjakovare, Flaka Krelani e cila këndoi njërën nga tetë këngët që ishin përzgjedhur nga fondi i RTSH-së ndërvite./radiogjakova/