Jep dorëheqjen Etor Hoxha
Gjakovë- Nën kryesimin e kryetares Mimoza Kusari Lila, Bordi i Drejtorëve ka mbajtur mbledhjen e rregullt, ku fillimisht, nga Etor Hoxha, drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Publike është dhënë dorëheqja nga ky post, me arsyetimin se “ është detyrë me përgjegjësi të madhe nga një situatë e patolerueshme e trashëguar nga ish qeverisja dhe se kam bërë nxitim në pagesën e borxheve të trashëguara”.
Këtë dorëheqje e ka miratuar kryetrja Mimoza Kusari Lila, të cilën e ka vlerësuar si të moralshme dhe se njiherit ish drejtori ka qenë viktimë e kontratave kornizë.
Një ditë më parë Hoxha ishte akuzuar nga Dega e AAK-së në Gjakovë për shpërdorim të detyrës zyrtare, por Komuna e Gjakova ka reguar duke hedhur poshtë këto akuza./radiogjakova/