.
Published On: Wed, Jan 28th, 2015

Kadastra e Gjakovës, pritet digjitalizimi i sistemit

Share This
Tags

gjakova-bore1Komuna e Gjakovës është duke i kushtuar rëndësi të madhe sistemit kadastral, pasi që nga paralufta por edhe pas saj ky sistem është përballur me keqpërdorime e probleme të shumta.

Sipas kryetares së komunës, ditëve të fundit është arritur të sigurohet një donacion nga Banka Botërore, përmes të cilit pritet ndërtimi i objektit të ri të kadastrës, por ajo që ka më shumë rëndësi është se përmes këtij fondi pritet edhe digjitalizimi i plotë i këtij sistemi.

Sipas Kusari – Lilës, kjo gjë përpos që do të mundësojë qasje më të lehtë të qytetarëve dhe shërbime më efikase për nëpunësit e kadastrës, gjithashtu do të parandalojë edhe mundësitë e keqpërdorimeve./radiogjakova/